Kosova thyen rekord ndaj Qipros, testi i vërtetë ndeshjen e ardhshme

Rekord i ri i kombëtares së Kosovës është vendosur mbrëmjen e kaluar ndaj Qipros.

Asnjëherë më parë “Dardanët” nuk i kanë arritur tri fitore radhazi në ndeshje zyrtare.

Tri herë rresht kishin fituar vetëm në vitin 2018, por në sfida miqësore.

Atëkohë, kishin mposhtur Madagaskarin, Burkina Fason dhe Shqipërinë.

Tani, Kosova ka mposhtur Qipron (dy herë) dhe Lituaninë.

Kanë shënuar nëntë gola ndaj tyre dhe kanë pësuar vetëm një.

Kundërshtari i radhës është Rumania, provë e vërtetë për të përzgjedhurit e Franco Fodas.

 

Këto janë tetë kriteret që vendosin fatin e liderit në Ligën e Kombeve

Emir Sahiti: Golin ia dedikoj nënës time të ndjerë