Kosova sot zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes miqësore me Jordaninë, do t’i bashkohen edhe dy lojtarë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nga ora 18:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Jordanisë.

Dardanët do të udhëheqin këtë herë nga trajneri i ri Primozh Gliha, që zëvendëson Berndard Challandesin, i cili u shkarkua muajin e kaluar.

Në përgatitjet e fundit nga Dardanët pritet të bashkohen edhe kapiteni Amir Rrahamani dhe portieri Arijanet Muric, të cilët munguan në stërvitjen e kaluar.

Për Kosovën kjo miqësore është një test i rëndësishëm para takimit të së dielës, ku ndeshet me Greqinë.

Përballja Kosova – Jordani do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa biletat e ndeshjes kanë dal në treg ditën e djeshme.

Theophilus Solomon fiton çmimin e “Yllit të javës” në Superligë

Flasin analistët: Sa janë të rëndësishme dy ndeshjet e nëntorit për Kosovën?