Në stadiumin “Fadil Vokrri”, sot Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Ndeshja Kosovë-Jordani starton nga ora 18:00 dhe vjen pas humbjes nga Gjeorgjia me rezultat 2-1.
Ky ballafaqim është i pari për “Dardanët” pas shkarkimit të trajneri zviceran, Bernard Challandes i cili u largua nga detyra me vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës pas rezultateve të dobëta.
Ballafaqimin me Jordaninë do ta drejtoje trajneri i përkohshëm Primozh Ghila i cili vjen nga Sllovenia dhe i cili po ashtu pritet ta drejtojë Kosovën edhe në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Greqisë.
Në konferencën e mbajtur të martën para mediave, Ghila e vlerësoi lartë Kosovën duke thënë se ka një përbërje shumë të mirë, sidomos në mesfushë dhe në fazën ofanzive dhe shtoi se do të kërkojë vetëm fitore në dy ndeshjet e radhës.