Kosova shumë e fortë për Moldavinë

Shorti deshi që pas fazës së grupeve, në garë për plasman, Kosova të ndeshej edhe në ditën e katërt me të njëjtin kundërshtar që e mposhti të premten, Moldavinë.

Kosova e regjistroi fitoren e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtar, duke e mposhtur 3:0.

Nga fillimi i ndeshjes, vashat tona nuk lejuan surpriza.

Setin e parë e mbyllin 25:13, për t’u treguar moldaveve, se dy setet që i morën një ditë më herët, ishin vetëm rastësi.

Në periudhën e dytë, Kosova tentoi të ndryshonte në formacion, pasi përzgjedhësi Donald Suxho i dha hapësirë edhe volejbollisteve që patën më pak minuta.

Kjo reflektoi në rezultat, duke e bërë më te ngushte ne setin e dyte, për fitoren e Kosovës 28:26.

Setin e tretë e gjen Kosovën prapë të disponuar dhe gatshme të tregonte potencialin e saj.

Nga fillimi i këtij seti, vajzat tona e patën epërsinë, të cilën e ruajtën deri në fund, për ta fituar setin e tretë 25:18.

Pas fitores në këtë ndeshje, Kosova arriti bilancin e dy fitoreve e dy humbjeve nga katër ndeshjet e para në kualifikimet për Kampionat Evropian, për grupmoshën U17.

Kundërshtari i fundit në këtë garë në luftë për pozitën e pestë, është Mali i Zi.

Zyrtare: Kastriot Rexha emërohet trajner i 2 Korrikut

Prizreni merr fitore të madhe në udhëtim te Rahoveci