Kosova- Shqipëria, kush e ka pritur këtë rezultat

Në ditën e tretë të Kampionatit të 2-të të IHF-ir për meshkuj që po zhvillohet në Veliko Ternovo të Bullgarisë u ballafaquan Kosova dhe Shqipëria e cila përfundoi me rezultat 44:17 (20:8).

Djelmoshat e Kosovës, edhe pse nuk kishin ndonjë vullnet të madh, prapë se prapë fituan bindshëm ndaj Kombëtares së Shqipërisë pasi hendbollistët shqiptar edhe përkundër angazhimit maksimal ishin skuadër me mundësi  modeste për djelmoshat tonë, por shpresojmë me angazhimin e përzgjedhësit Lulzim Ismajli (Haxhi Muhamedi) do të ngritin nivelin.

auto_Hendbolli1460288838

Mirëpo ne Bullgari u shkrua historia sepse u zhvillua ndeshja e parë zyrtare mes dy përfaqësueseve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Juria lojtar te ndeshjes e shpalli Etrit Xhafollin te Kosova kurse Igli Shingjini te Shqipëria.

Nesër është ditë e lirë për te gjithë pjesëmarrësit pasi përfundoi roundi parë i garave, kurse pasnesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe sipas te gjitha gjasave Kosova ballafaqohet me Luksemburgun

hend