Kosova me rezultate mbresëlënëse, shpallet kampione për zonën evropiane

Kombëtarja e Kosovës u17 për vajza në hendboll është shpallur kampione e IHF Trophy për zonën evropiane.

Vajzat së pari shënuan fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në gjysmëfinale me rezultat përfundimtar 28:19 ndërsa në finale mposhtë Bosnjë-Hercegovinën.

Finalja u zhvillua në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe përfundoi me rezultat të ngushtë 39-33. Dardanet treguan paraqitje të mirë dhe me këtë fitore sigurojnë paraqitjen në fazën ndërkombëtare.

“Prej atje mund të shkojmë në Botëror. Urime për vajzat tona” thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit në Kosovë. /Gazeta Olle/
Postimi i plotë i Federatës së Hendbollit në Kosovë:

Vedat Muriqi i gatshëm për Mallorcën

Arbitri kosovar ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Bullgari