Kosova ‘shkatërron’ edhe Uellsin, kualifikohet në gjysmëfinale

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 ka shkatërruar edhe Uellsin, në kampionatin Evropian që po mbahet në San Marino.

Djelmoshat e trajnerit amerikan, Chris Dial, mposhtën Uellsin 73:35, në një ndeshje që foli vetëm për Përfaqësuesen tonë.

Edhe këtë herë më i dalluari ishte Etnik Peci me 20 pikë të shënuara, derisa pikë dyshifrore (14) i shtoi edhe Avdija.

Kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshje për Kosovën, e cila e dërgon në gjysmëfinale të divizionit C. Ata e mbyllën grupin në vendin e parë, me tri fitore bindëse.

Në gjysmëfinale e pret të dytin e grupit A. (Gazeta Olle)