Kosova shënon fitore historike, e ‘demoloi’ Gjibraltarin

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në basketboll ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian për grupmoshën U-16.

Djelmoshat e trajnerit Chris Dial e mundën bindshëm Gjibraltarin 84:27, në takimin e parë të Kampionatit Evropian që po mbahet në San Marino.

Për Kosovën është ndeshja e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIBA.

Në grup me Kosovën janë edhe Uellsi dhe Monako.

kosova-gjibraltari