Kosova shënon edhe fitoren e dytë, falë Alvin Karaqit

Karatisti Alvin Karaqi është në rrugë të mirë për t’i sjell medalje Kosovës nga Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’.

Ai sapo shënoi edhe fitoren e dytë në kategorinë deri në 84 kg. Karaqi mposhti 3:0 italianin Nello Maestri, duke siguruar kualifikimin më tutje.

Më herët ai mposhti turkun Aktash Ugur.