Kosova sfidon Shqipërinë në Prizren

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall të martën më 30 qershor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sfida do të luhet në Prizren prej orës 18:00.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit për Futsall, Rasim Gimolli, i cili para pak javësh mori këtë detyrë.