Kosova sfidon Shqipërinë në Prishtinë

Kosova sfidon Shqipërinë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall të martën më 30 qershor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. Sfida njëhërë është paraparë që të luhet në Prizren prej orës 18:00, por ka ndryshuar qytet. Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë në të njëjtëin orar.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit për Futsall, Rasim Gimolli, i cili para pak javësh mori këtë detyrë.