Kosova reziston me 10 futbolliste që nga pjesa e parë, e fiton një pikë në Turqi!

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një pikë me vlera në udhëtim ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të femrave.

Dueli i zhvilluar në Turqi përfundoi baras pa gola, 0:0, përcjellë Gazeta Olle.

Kosova e zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjes me një futbolliste më pak në fushë, pas përjashtimit të Liridona Sylës në minutën e 35.

Megjithatë, të përzgjedhurat e Afërdita Fazliut dhanë maksimumin në minutat e mbetura dhe e ruajtën portën të paprekur.

Pas këtij barazimi, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt, ndërsa Turqia është e pesta me vetëm dy pikë.

Grupi kryesohet nga Holanda (24 pikë) ndërsa pasohet nga Rusia me 15 e Sllovenia me 12.

Kosova e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Holanda e Sllovenia. /Gazeta Olle/