Kosova reagon ashpër ndaj përzgjedhësit

Klubi i hendbollit Kosova nga Vushtrria është e irrituar me përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës në hendboll, Alfred Llazari, në lidhjen me shpalljen e listës së hendbollistëve për takimin me Italinë, e vlefshme për parakualifikimet për Euro 2018. Komunikatën e KH Kosova e botojmë pa asnjë ndërhyrje dhe origjinal si e kanë shkruar ata: “Nepermes te kesaj shkrese reagojmë ashpër në lidhje me padrejtësitë që neve si klub na bëhen nga ana e përzgjedhësit të Kombetarës dhe stafit te tij ne lidhje me emrimin e lojtareve ne perfaqesuses.

Nuk eshte hera e pare qe behet nje nenqmim I kualitetit te lojtareve tone te cilet nuk ftohen ne Kombetare.
Te gjithe ne e dim se pse kjo behet dhe nese inatet personale te trajnerit te kombtares me ekipin tone jane te madhe ato nuk do te duhej te kene pasoja mos ftesa e lojtareve qe ti mborjne ngjyrat e kombetares.

Edhe vet e dini se kjo nuk eshte ne rregull prandaj po kerkojm me kembengulje qe njehere e pergjithmon te eliminohet kjo dukuri negative qe behet qellimisht nga nje individ e ky individ po ka ndikim edhe tek perzgjedhesi qe ja shohim shume te madhe pse eshte kah bjen viktime e tij.

Ne listen e lojtareve te ftuar jane lojtaret te cilet nuk jane active me shume se 6 muaj siq jane Enis Kabashi, Petrit Prekazi, Vlerson Zherka, Lindrit Fetahu.

Qe te ja u hapim syte ketyre individeve qe jane bere kancer I hendbollit po ju informojme:

Se enis Kabashi edhe perkunder faktit qe neper media qe paguhen thot se eshte active I njejti nuk e ka zhvilluar asnje ndeshje qe sa kohe, dhe se ekipi ne te cilin ai prtendon qe ushtron I zhvillon vetem tri stervitje ne fjale. eshte fteuar ne kombetare vetem pse eshte dajli I Taib Kabashit kryetrajner.

Petrit Prekazi lojtar I Prishtines nuk ka qene aktiv fare ne kete sezon perdersia krytrajneri Taib Kabashi e ka udhezuar qe neese deshiron qe te jesh pjese e kombetares hajde luaj ne Prishtien perndryshe nuk muj me te marre.

Vlerson Zherka nuk eshte active me shume se 6 muaj per shkak te pengesave dhe mosmarreveshjeve me KH Kastriotin e ftohet vetem pse eshte djali I Verim Zherkes qe eshte ne kryeshtabin e perzgjedhesve.
Lindirt Fetahu eshte perjashtuar nga KH Samadrexha dhe nuk eshte aktiv me shume se 6 muaj.

Duke e marre parasysh keto fakte te mesiperme pyesim pse ne ne klubet tona jemi duke u angazhuar per hendboll kur lojtareve tone ju mohohet e drejta qe te jene pjese e Kombetares. Qka duhet te bejn lojtaret tane, qe ti nenshtrohen Taib Kabashit me shku per te luajtur ne Prishtine apo per ti sabotuar ekipet me qellim qe ai kinse te kete suksese si trajner.

E jo ne kerkojm qe kjo te jete BOLL MA, Boll Ma se jemi lodhe nga kjo.

Pse nuk ftohet Shkelzen Kertoku I cili eshte golashenuesi me I mire qe disa vite me radhe dhe vitin e kaluar nga te gjithe trajneret eshte shpalluar si Beku me I mire I majte, PSE, sepse ai ka treguar gjera te felliqta per kryetrajnerin Taib Kabashi se qak bene ai dhe si e eka larguar ne ekipi, KU ESHTE PERZGJEDHESI me qfare te drejte apo me qfare kriteri nuk e ka perzgjedhur edhe ate ne liste.

Pse Fidan Cimili qe eshte qendra me e mire ne Hendbollin Kosovar nuk eshte ftuar PSE. Ne baze te qfare kriteresh apo qellimesh eshte eliminuar edhe ky. Pse eshte larguar nga KH Prishtina e nuk iu eshte nenshtuar Taib Kabashit pse, KU ESHTE PERZGJEDHESI me qfare te drejte apo me qfare kriteri nuk e ka perzgjedhur edhe ate ne liste.

Ku eshte Lorik Haxhaj I cili ka qene I lenduar me ne Kombetare dhe I nejjti tash eshte rikuperuar, pse Kur lojtaret e cekur me lart te cilet nuk jane active kane te drejte te jene ne kombetare pse Loriku JO, KU ESHTE PERZGJEDHESI me qfare te drejte apo me qfare kriteri nuk e ka perzgjedhur edhe ate ne liste.

Fitim Klinaku ka qene shtylla e ekipes I cili eshte lenduar por qe eshte rikuperuar dhe eshte aktiv pse mundet Vlerson Zherka me qene ne kombetare kur ka pasur lendim me te rend se Fitimi e Vlerosni nuk eshte aktiv e Fitimi PO. Pse ne baze te qfare Kriteri.

Ka edhe shume lojtar tjere jo vetem te ekipit tone por edhe te ekipeve tjera qe jane pjese Superliges se Kosoves ne Hendboll e te cilet eshte dashur te jene ne kete list.

Duke I marre parasysh keto fakte ne si ekip do ta rishqyrtojme bashkepunimin me keta trajner dhe shpejt do te vendosim qe po qe se nuk ndermrren masa te mos I lejojm asnje lojtar te kategorive tjera te jene pjese e Kombetares keshtu qe ta mbajn ata vet kombëtaren”, thuhet nga KH Kosova.