Kosova po e mund Estoninë pas pjesës së parë

Kosova është duke shënuar fitore ndaj Estonisë, 17:14, në çerekfinalen e kampionatit botëror të shteteve në zhvillim.

Takimi po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit të Prishtinë, në prani të rreth 500 shikuesve.

Djelmoshat e Taip Kabashit e nisën mirë takimin, por më pas dominonin estonezët, që krijonin epërsi deri në tri gola.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, falë Fetahut e Krasniqit, arritën të shkojnë në pushim me tre gola epërsi.