Kosova pëson në finale

 Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në basketboll, është mposhtur nga San Marino në finalen e Kampionatit Evropian, divizioni C.

Djelmoshat e trajnerit Chris Dial, u mundën me rezultat 75:59, derisa vendimtar ishte çereku i parë, të cilin mikpritësit e këtij evropiani e fituan 22:0. Në periudhat tjera, kosovarët morën vetën dhe çerekun e dytë e mbyllën 16:15 për ta. Edhe në të tretin triumfuan miminalisht 17:16, mirëpo epërsia e San Marinos prej më shumë se 10 pikësh nuk zvogëlohej, shkruan GazetaOlle.com.

Deri në fund, Kosova arriti të shënoj 59 pikë, kundrejt 75 të San Marinos.

Edhe në këtë takim, më i dalluari për Përfaqësuesen tonë ishet Etnik Peci me 19 pikë, katër kërcime e tri asistime.

Zënia e vendit të dytë në debutim, vlerësohet sukses i madh për Kosovën.