Kosova pëson humbje nga Suedia në ‘Friends Arena’

Kosova ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ndeshja e zhvilluar në “Frends Arena” foli më shumë për vendasit, që kërkonin fitoren nga minuta e parë.

Suedia rrezikoi e para me Alexander Isak dhe Emili Forsgerb, por Aro Muriq ishte në vend.

Kosova u kundërpërgjigj me një goditje të fuqishme të Elbasan Rashanit në minutën e 18-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 22-të, Viktor Claersson gjendet më së miri në zonë, ndërsa topi preket me dorë nga njëri prej mbrojtësve tanë.

Pas shumë minutash dhe shikimit të VAR, gjyqtari italian Marco di Bello gjykoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Emili Forsberg shënoi për 1-0 në minutën e 29-të.

Vetëm dy minuta më pas fati ishe me ne, pasi goditja e Ludëig Augustinsson u ndal nga shtylla.

Në minutën e 38-të, Kosova kërkoi penallti, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendime.

Në minutën e 41-të, ishte Dejan Kulusevski ai që provoi me një goditje nga distanca, por mbi portë.

Kosova kishte dy gjysmëraste, por mbrojtja suedeze spastroi shpejt zonën.

Një gabim i Mërgim Vojovdës ka mundur t’i kushtojë Kosovës, por gjuajtja e suedezëve shkoi mbi portë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova ka mundur ta barazojë rezultatin, por goditja e bukur e Elbasan Rashanit, por portieri Robin Olsen bën pritje të madhe, duke e evituar golin.

Kulusevski u kundërpërgjigj në minutën e 52-të, por nuk ishte i saktë.

Kosova arriti të shënojë gol në minutën e 57-të, kur Rashica pasoi te Muriqi i cili gjeti rrjetën, por vushtrriasi ishte në pozitë jashtë lojë, gjë që u konfirmua edhe me VAR.

Arijanet Muriç ishte në krye të detyrës në minutat 58 dhe 62, kur bëri dy pritje të mëdha, të Kulusevskit dhe Isak.

Por ky i fundit shënoi super gol një minutë më pas, kur me një goditje maestrale nga distanca gjeti rrjetën për 2-0.

 

Kosova tentoi të kthehej në lojë, por nuk ia arriti, pasi në minutën e 79-të gjithçka mori fund.

Robin Quaison i posa futur në lojë merr një top në dalje të zonës dhe arrin te zona e penalltisë për të shënuar për 3-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Suedia merr tri pikët e kësaj ndeshje.

Kosova me katër pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Suedia është e dyta me 12 pikë.

Formacionet zyrtare, Hungari – Shqipëri: Kuqezinjtë kërkojnë fitore për të vazhduar garën

Suedi 3-0 Kosovë, notat e lojtarëve: Aro Muric më i vlerësuari, notë katastrofale për Vojvodën