Kosova pëson humbje nga Jordania në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë në “Fadil Vokrri”.

Dardanët janë mposhtur me rezultat 0-2, me nga një gol të pësuar në të dy pjesët.

Golin e parë për Jordaninë e shënoi Faisal në minutën e 18-të.

Goli i dytë erdhi në minutën e 85-të nga Dardour, i cili realizoi duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes.

Kosova tentoi disa herë gjatë 90-të minutave, por nuk arriti të shënonte.

Ishte kjo ndeshja e parë e drejtuar nga Primoz Gliha, si përzgjedhës i Përfaqësueses tonë.

/Gazeta Olle/ 

Trepça nuk ndalet, Drita ende pa fitore në Superligë

A e ka shikuar miqësoren e Kosovës ndaj Jordanisë? Përgjigjet Challandes