Kosova pëson humbje në miqësoren e parë nga Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1, që u zhvillua sot në Qendrën stërvitore “Petar Millosevski” në Shkup.

Dardanet e nisën mirë ndeshjen dhe arritën të kalojnë në epërsi me golin e shënuar nga Blerta Shala, nga penalltia.

Megjithatë, futbollistet e ekipit të Maqedonisë së Veriut arritën të rikthehen shpejtë në lojë dhe të përmbysin rezultatin me golat e realizuara nga Lence Andreevska (19’) dhe Hana Mustafa (26’).

Me shifrat 2:1 u mbyll pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë në periudhën kur futbollistet tona bënin përpjekje për të barazuar shifrat, vendaset arritën të shënojnë edhe golin e tretë, të cilin e realizoi Lence Andreevska, kur po zhvillohej minuta e 62-të.

Miqësorja e dytë e këtyre dy kombëtareve zhvillohet më 27 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

Florian Marku bën ëndrrën realitet, ndeshja e radhës do të mbahet në Tiranë