Kosova pëson disfatë nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar disfatë nga Norvegjia në kuadër të kualifikimeve për ‘Eurobasket 2025’.

‘Dardanët’ u mposhtën me nëntë pikë diferencë 86-77 nga Norvegjia në udhëtim.

Ndeshja nisi shumë më mirë për Kosovën që e mbyllën çerekun e parë me epërsi prej pesë pikëve me rezultat 17 – 22.

Norvegjia nisi këndelljen në çerekun e dytë duke fituar me rezultat 25-11, derisa i përgjithshmi për këtë pjesë ishte 42-33.

Norvegjia vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë duke e mbyllur me avantazh prej tetë pikëve 27 – 19, derisa në të përgjithshmin plotë 17 pikë 69-52.

Kosova dominoi në çerekun e fundit, por nuk ia dolën që të bëjnë përmbysjen.

‘Dardanët’ e mbyllin 10 minutëshin e fundit me tetë pikë përpara 15-25, kurse rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 84-77.

Më i dalluari te Kosova ishte Dardan Berisha me 18 pikë, ndjekur nga Erjon Krastrati dhe Muhamedali Janjeva me nga 16 sosh, derisa te Norvegjia me të dalluarit ishin Chris-Eboud Ndow me 19 pikë dhe Karamo Jaëara me 16 sosh.

‘Lewandowski i Malishevës’ ia bën sefte në Superligën e Kosovës, pikërisht kundër Malishevës

Tifozët shkruajnë në faqen zyrtare të Drenicës pas humbjes nga Llapi: A i morët rrogat?