Kosova, pesë ndeshje, pesë humbje

Kosova U-19 pëson edhe humbjen e pestë rresht në ‘European Open 19’ në hendboll (meshkuj) që po mbahet në Goteborg të Suedisë.

Edhe Finlanda U-19 është treguar shumë e fortë për djelmoshat tanë dhe fituan me rezultat 35:26.

Alban Haziri ka qenë më efikasi me 10 gola e Jon Muqolli me 9 sosh, por nuk ndihmuan realizimet e tyre që t’i shpëtojnë humbjes së thellë, ndërsa Laine me 9 gola ka qenë më i veçuari për Finlandën, shkruan Botasot.info.

Për Kosovën ishte humbja e pestë, si 26:18 nga Rumania, 39:13 nga Suedia, 25:19 nga Estonia, 30:20 nga Çekia. Nesër Kosova takohet me Austrinë U-19, e cila luhet në orën 10.30.