Kosova përballet me superfuqin e hendbollit në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Europian, të shtunën nga ora 20:15 në Prishtinë.

Kjo ndeshje kualifikuese ka rëndësi të madhe për hendbollistet e Kosovës, të cilat mirëpresin tifozë dhe përkrahje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, shkruan Gazeta Olle.

Hendbollistet kosovare zhvilluan mbrëmë (enjte) duelin e parë dhe u mposhtën me rezultat të thellë nga Danimarka me rezultati 44:17, pasi danezet që nga fillimi e deri në fund patën epërsinë dhe e kontrolluan lojën më mirë.

Danimarka është superfuqi botërore në hendboll dhe vitin e kaluar luajti në finale të Kampionatit Evropian, megjithatë mbetet të shihet se si do të jetë rezultati të shtunën.

Rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së tretë në Superligën e basketbollit kosovar

Majlinda Kelmendi rrëfen mes lotësh momentet historike të karrierës për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos