Kosova përballë Bosnjës në shortin e Botërorit

Përfaqësuesja e hendbollit të Kosovës në Kualifikimet për Kampionatin Botëror “Franca 2017” do të luajë në grupin “1”, ndërsa kundërshtarë të saj do të jenë Bosnja dhe Hercegovina, Sllovakia dhe Lituania, ka caktuar shorti i sotëm në Vjenë.

Vetëm ekipi i parë nga grupi do të ketë mundësi të luajë në barazh për plasman në Kampionatin Botëror.

Kampionati Botëror për hendbollistët në Francë do të mbahet nga 11 deri 29 janar të vitit 2017.

Grupet kualifikuese evropiane për KB:

Grupi 1: Bosnja dhe Hercegovina, Lituania, Sllovakia, Kosova

Grupi 2: Austria, Finlanda, Rumania, Italia

Grupi 3: Letonia, Ukraina, Greqia, Qipro

Grupi 4: Portugalia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia

Grupi 5: Republika Çeke, Turqia, Belgjika

Grupi 6: Holanda, Zvicra, Luksemburgu