Kosova pasurohet me 20 trajnere të futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Norvegjisë ka organizuar kursin e radhës bazik për trajneret vajza/gra “Girls Football Coaching Course”.

Dje dhe sot është mbajtur faza e përmbyllëse e këtij kursi për ciklin e këtij viti, ku kanë diplomuar 20 trajnere pjesëmarrëse. Ky kurs ka për qëllim rritjen e numrit të trajnereve vajza/gra në futbollin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë fuqizimin e tyre, përmes mësimit të lidershipit, vendimmarrjes dhe punës me grupmoshat e reja. Gjatë këtij kursi u punua në aspektin teorik dhe atë praktikë, ku trajnerët nga Norvegjia ligjëruan temat si: Njohja bazike e futbollit; Stërvitjet për moshën madhore; Stërvitja teknike & taktike; Përgaditja Fizike; Analiza e lojës dhe Stërvitja për portiere.

Bardha Gjonbalaj, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë kurs u shpreh e kënaqur me atë çfarë ka mësuar nga ky kurs dhe për faktin që e përmbylli atë me sukses. “Në këtë kurs kam mësuar se si ta kryej punën e trajneres. Për mua ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe këtu mësova shumë gjëra të reja. Komunikimi me lojtaret, menaxhimi i ekipit dhe sjellja karshi lojtareve të grupmoshave të ndryshme ishin disa nga gjërat që i mësova dhe më lanë më shumë përshtypje. Po ashtu, mësova edhe se çfarë ushtrimesh duhet të bëj gjatë një seance stërvitore, si t’i pozicionoj lojtaret në fushë dhe në çfarë pozicioni janë të gatshme ato të luajnë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Kokëdhimbje për Artetan, shtohet lista e lëndimeve për Gunners

Ramos vendimtar me autogol, Barcelona mposht Sevillën