Kosova parakalon në mbyllje të Olimpiadës (FOTO)

Ekipi i Kosovës po parakalon në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Evropiane, të cilat për 18 ditë u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit.

Kontingjenti kosovar u përbë nga 18 sportistë, që përfaqësuan nëntë sporte, ndërsa Kosovës nderin ia ruajti Nora Gjakova, e cila ishte medalistja e vetme në “Baku 2015”, shkruan Zëri.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, me koreografi të rrallë, po u jepet fund Lojërave Evropiane, të cilat u mbajtën për herë të parë.

Majlinda Kelmendi, njëjtë si në ceremoninë hapëse, edhe në atë mbyllëse, po i prin ekipit kosovar. Edhe për Kosovën, kjo ishte hera e parë që merr pjesë në një eveniment aq të rëndësishëm si shtet.

ks 1

 

ks 2

 

ks 3