Kosova pa boksierë në “RIO 2016”

Ëndrra olimpike e boksierëve kosovarë është shuar sot. Pas Armend Xhoxhajt, edhe boksieri tjetër, Violant Sylejmani, është eliminuar në kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpikë, që po mbahen në Samsun të Turqisë, shkruan Zëri.

Boksieri gjilanas është mposhtur nga çeku Aperjan Hmajak, në rrethin e dytë, duke e lëshuar mundësinë të kualifikohet në të tetën e finales.

Ai humbi me ndërprerje në rundin e tretë. Prandaj, Sylejmani do të shpresojë që të shkojë në Olimpiadë me ftesë, pasi nuk ia doli ta siguronte normën olimpike.