Kosova organizon turneun e ragbit

Sot në Prishtinë mbahet turniri ndërkombëtar i Ragbit. Ky turnir mbahet për herë të parë në Kosovë.

Turniri organizohet nga Klubi i Ragbit “Gjelat e Kosovës” dhe marrin pjesë edhe tri ekipe.

Gjatë turnirit do të zhvillohen tri ndeshje.

Turniri mbahet në stadiumin “2 Korriku” në lagjen Dragodan në Prishtinë me fillim në orën 14, transmeton kp.

Ndeshjet luhet si në vijim:
14:00 – Kosovo Roosters Rugby Club vs Albania Rugby Club
15:20 – Kibubu Rugby Club vs Albania Rugby Club
16:30 – Kosovo Roosters Rugby Club vs Kibubu Rugby Club