Zyrtare: Kosova organizon Kampionatin Evropian të xhudos, prezantohet logoja zyrtare

Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos, i cili do të mbahet më 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Federata e Xhudos së Kosovës ka publikuar edhe logon e Kampionatit Evropian që është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, duke reflektuar vlerën kryesore të vendit, mikpritjen.

Postimi i plotë:

Shqipëria vazhdon me organizimin e turneut tjetër evropian

Ish trajneri i Ferizajt, Panadic: Në tri vitet e fundit, Ballkani në Kosovë është sikurse Dinamo në Kroaci