Kosova organizon Kampionatin Evropian të Volejbollit

Tentativat e vazhdueshme të Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë nikoqire e një eventi jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian, në fund janë shpërblyen duke fituar të drejtën për organizimin e ndeshjeve të grupit respektiv.

“Dardanët” janë pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Sllovakinë dhe Azerbajxhanin dhe të gjitha përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në territorin Republikës së Kosovës.

Ndeshjet do të luhen mes datave 19-23 maj, 2022 dhe FVK ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e takimeve në harmoni me rregulloren dhe standardet që i kërkon një garë siç është Kampionati Evropian.

Man City shënon fitore minimale, ‘blindon’ kreun e tabelës

E kërkon trajneri që e bëri të famshëm, gjithçka në lojë për Marash Kumbullën