Kosova organizatore e dy Evropianëve të Divizionit B për hendbollistët e rinj

Federata e Hendbollit e Kosovës gjatë verës së këtij viti do t’i organizojë dy Evropianë të Divizionit B për hendbollistët e rinj.

Bëhet fjalë për Evropianin U20 dhe atë U18. Në Evropianin e Divizionit B për grupmoshën U20 do të paraqiten plot 12 përfaqësuese, ndërsa në Evropianin U18 do të jenë tetë përfaqësuese.

Evropiani U20 mbahet prej 13 deri më 21 korrik, ndërsa U18 prej 12 deri më 18 gusht.

Ekipet kombëtare që do te marrin pjesë për U20 do të jenë: Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britani e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia, Turqia dhe Kosova.
Ndërkohë, në U18 janë: Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Kosova.
Drejtuesit e FHK-së, presidenti, Eugen Saraqini, njëherit nënpresident i KOK-ut, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, kanë vlerësuar lart marrjen e organizimit të këtyre kampionateve.
“Kjo edhe ndoshta do të jetë arritja më e madhe e FHK-së në aspektin organizativ, ku në këto kampionate evropiane për meshkuj do të marrin pjesë edhe ekipet tona që do të sfidohen nga ekipet evropiane”, theksoi Saraqini në konferencën për media.

Avdullahu, talenti shqiptar që po shkëlqen me Baselin

Zyrtare: Llapi nënshkruan me mbrojtësin Landrit Rama