Kosova nuk ndalet as për festat e fundvitit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kualifikimet për Kampionatin Botëror. Derisa të tjerët pushojnë hendbollistët tashmë janë në vlugun më të madh pasi i pret një punë shumë e madhe.

“Për të tjerët mund të jetë periudhë festash e pushimi, por hendbollistët tanë janë në vlugun e përgatitjeve për paraqitje në kualifikimet për kampionat botëror. Të shtunën (sot) vazhdojnë stërvitjet nën urdhërat e selektorit Taip Ramadani.

Deniz Terziqi është njëri prej lojtarëve që tashmë janë grumbulluar. Prej Terziqit presim shumë gola e asistime, por edhe kontribut tjetër për kombëtaren, gjatë kualifikimeve në Itali”, shkruan faqja zyrtare e FHK-së.

“Të premten jemi mbledhur një grup lojtarësh i Kombëtares. Pas vitit të ri na bashkohen të tjerët dhe do të jemi gati për ndeshjet në Itali. Synimet gjithnjë janë të japim maksimumin dhe shpresojmë në kualifikimin e mëtejmë”, ka thënë Deniz Terziqi.