Kosova nuk ka të ndalur në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka fiton të artën në xhudo

Kosova po vazhdon të shkëlqejë në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare. 

Loriana Kuka është xhudistja e radhës që ka fituar medalje të artë në Oran, shkruan Gazeta Olle.

Xhudistja kosovare në finale pati punë me francezen, Chloe Buttigieg.

Kuka në “Golden Score” me ëaza-Ari fitoi ndaj kundërshtares.

Kujtojmë se në xhudo Kosova ka fituar edhe tjera medalje ku Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan të artat kurse Akil Gjakova u stolis me të bronztën.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Ramiz Bytyqi futbollisti i ri i Prishtinës

Mungoi dy javë në stërvitje, presidenti i Vllaznisë sqaron situatën me Liridon Latifin