Kosova do të përballet me Greqinë më 14 nëntor në Athinë, në ndeshjen e fundit të një fushate kualifikuese tejet zhgënjyese për Botërorin e Katarit.
Teksa, zhvillon edhe miqësoren ndaj Jordanisë në “Fadil Vokrri”, me datë 10.
Edhe pse FFK nuk e ka zyrtarizuar Glihan si trajner të përkohshëm, ishte vet trajneri slloven që bëri të ditur për mediat sllovene se i ishte besuar ekipi i Kosovës deri në emërimin e një trajneri të përhershëm.
Dhe, lajmin për Insportin e konfirmoi drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti.
Trajneri slloven Primoz Gliha ka drejtuar ekipin U21 të Sllovenisë, por edhe ato më poshtë si U18 dhe U19, derisa Olimpija, Drava, Gorica, Mura dhe Koper janë klubet që ai i ka udhëhequr.
Ndryshe, Challandes ka zhvilluar gjithsej 37 ndeshje zyrtare me Kosovën, duke marrë 16 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje.
Kujtojmë se, në ndeshjet e tetorit, Kosova pësoi humbje nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri” dhe u mposht nga Suedia, kështu aventura e Përfaqësueses së Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës, zyrtarisht ka përfunduar.