Kosova nis përgatitjet për ndeshjen e dytë me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka filluar stërvitjet për ndeshjen e dytë me Sllovakinë.

Udhëtimi nga Sllovakia u bë të premten paradite, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitja në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët në grumbullim.

Është punuar për përmirësimin e gjërave që nuk funksionuan si duhet të enjten në Povazska Bystrica.

Stërvitjet e radhës janë të shtunën, ndërsa ndeshja Kosovë – Sllovaki është të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. /Gazeta Olle/

Distria Krasniqi shpallet nënkampione evropiane

Hasani shpallet “Lojtari i Javës” në futsall