Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë është mposhtur nga Italia me rezultat 2:0 në kuadër të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 .
Komuniteti Olimpik i Kosovës tha se mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të dominojë.
“Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në Lojëra të tilla dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë”është shprehur KOK.
Kosova gjendet në grupin A dhe nesër do të ballafaqohen me Kroacinë dhe Qipron.