Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian U19 për femra, pritet konfirmimi edhe për meshkuj U22

Kosova do të jetë nikoqire Kampionatit Evropian për femra U19, konkretisht e Grupit.

 

Federata e Volejbollit e Kosovës sot edhe zyrtarisht është njoftuar nga CEV, se do të jetë organizatore e Grupit I të Kampionatit Evropian për femra U19.

Në grup përveç Kosovës janë edhe Turqia, Estonia dhe Hungaria. Garat do të zhvillohen në muajin prill me sistem secili me secilin.

FVK ka aplikuar për organizim edhe të  Kampionatit Evropian për meshkuj U22 dhe gjasat janë që të jemi organizator edhe të kësaj gare mjaft të rëndësishme.

E zbulon Ademi, ja sa ka kushtuar implementimi i VAR-it në Superligën e Kosovës

Fitorja e tretë radhazi për Penzën