Kombëtarja e Kosovës e ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen më të re të FIFA-s.
Tani Dardanët renditen në pozitën e 109, me 1.163 pikë, duke u ngjitur dy vende në krahasim me renditjen e fundit.
Kjo mbetet pozita më e mirë e Kosovës pas anëtarësimit në FIFA në vitin 2016.
Ndërkaq, renditjen vazhdon ta kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Brazili, Franca, Argjentina, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka e Holanda.