Kosova nesër mëson kundërshtaret për kualifikimet e Kampionatit Botëror në hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës e hendbollit në konkurrencën e femrave nesër (e shtunë) mëson kundërshtarët në kualifikimet e Kampionatit Botëror. 

Shorti do të hidhet nesër, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Dardanet në short mund të kenë punë me disa ekipe tejet të forta.

Kosova në kualifikime mund të përballet me Përfaqësueset si: Kroacia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Zvicra

“Shortin dhe ndeshjet i presim me maturi dhe me synim për zhvillim të mëtejmë. Me fat në short mund ta ëndërrojmë edhe kualifikimin në Botëror…”, thuhet në njoftimin e FHK-së. /Gazeta Olle/ 

Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë

U shoqëruan nga dy avionë ushtarakë F16, federata e Polonisë ka një mesazh për pilotët