Shqiponja në short me Spanjën

Skuadra e Shqiponjës nga Gjakova, në konkurrencën e femrave ka qenë e pafat në short në garat ndërkombëtare  në “Challange Cup” pasi që do të takohet me një ekip tejet të fort spanjoll Rocasa Gran Canaria ACE. Volejbollistet gjakovare arritën deri në të tetën e finales pasi eliminuan Pelisterin nga Manastiri, por tani ka punë jashtëzakonisht të vështirë me spanjollet.

Rocasa Gran Canaria është dominuese në kampionatin spanjoll, e cila për 10 ndeshje ka 10 fitore rresht dhe ka katër pikë më shumë se i dyti, Bera – Bera./Zëri