Kosova në “Riza Lushta”, Trepça ’89 reagon me një mesazh të qartë (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka ndryshuar stadium dhe do të përgatitet në “Riza Lushta” e jo më në stadiumin në Kastriot, “Agron Rama”.

Kjo për shkak të gjendjes jo të mirë të stadiumit në Obiliq, përcjellë “GazetaOlle.com”.

E për zhvendosjen e Kosovës në Mitrovicë, ka reaguar klubi i Trepçës ’89. Ai ka bërë thirrje që shikuesit të jenë sa më të shumtë në numër në stërvitjen e Kosovës sot.

“Njoftohen futbolldashësit dhe qytetarët e Mitrovicës se sot me datën 08/06/2017, duke filluar nga ora 17:00, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë stërvitjen në “Riza Lushta”. Dyert e stadiumit do të jenë të hapura dhe ju apelojmë që të vini në numër sa më të madh. E meritojnë djelmoshat përkrahjen tonë”, ka shkruar 89-shi në faqen zyrtare.

cats

 

Ndryshe, Kosova la stadiumin “Agron Rama”, pas ankesave të futbollistëve.

Dje mesfushori Hekuran Kryeziu e kritikoi ashpër gjendjen e fushës në “Agron Rama”.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet më 11 qershor.

kosova stervitje