Kosova në qershor luan ndaj San Marino dhe Kazakistanit, a do të ketë ftesë për Mirlind Dakun?

Tanimë është bërë zyrtare që Përfaqësuesja e Kosoves do të ketë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.

Dardanët do të përballen me San Marinon dhe Kazakistanin në Prishtinë, ku për trajnerin Bernard Challandes është rast i mirë t’i shoh nga afër disa nga futbollistët të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira.

Ende nuk dihet se kë do të ftojë trajneri Bernard Challandes në këto ndeshje, por shpresa është e madhe që në listën e tij të jetë edhe njëri prej lojtarëve me cilësor të Superligës së Kosovës Mirlind Daku.

Këmbëshpejti gjilanas është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar me gjithsej 27 gola të shënuar.

Duke e parë performancën e tijë nuk kan munguar as ofertat nga ekipe të ndryshme ku është raportuar se për Dakun ka oferta nga Bundesliga austriake.

Dihet që Mirlindi ka qenë në vëzhgim edhe nga vetë Challandes dhe mbetet të shihet se a do të jetë në listën e futbollistëve të grumbulluar.

Në rast të një ftese, Daku do ta ndihmonte edhe më shumë repartin ofensivë të Kosovës, që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Tifozët kosovarë e duan afrimin e Dakut në Përfaqësuese, së paku për ndeshjet e muajit qershor, por mbetet të shihet nëse do të vendosë kështu Challandes apo jo.

/Gazeta Olle/