Kosova në kualifikime për Botëror? UEFA nuk e përmend

UEFA ka caktuar sot Përfaqësueset pjesëmarrëse për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, derisa në njoftimin e Komitetit Ekzekutiv, nuk përmendet fare Kosova.

Sipas formatit të UEFA-s, 52 shtete anëtare të UEFA-s, do të jenë pjesëmërrëse, përfshirë këtu edhe Gjibraltarin, të cilët ende nuk janë pjesë e FIFA-s.

“Formati i fushatës kualifikuese të Evropës për Kampionatin botëror 2018 është konfirmuar. 52 asociacionet anëtare të UEFA-së që do të marrin pjesë (Rusia kualifikohet si nikoqire, kurse Gjibraltari nuk është anëtar i FIFA-s) do të ndahen në nëntë grupe: shtatë grupe nga gjashtë skuadra dhe dy grupe nga pesë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova nuk përmendet fare në këtë njoftim.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë deklaruar pas takimit me Michel Platinin, se do të jenë pjesë e këtyre kualifikimeve.

Shorti hidhet në verë të këtij viti. (Gazeta Olle)