Kosova në gjysmëfinale

Kosova ka shënuar fitore ndaj Estonisë, 31:30 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të hendbollit për shtetet në zhvillim.

Djelmoshat e Taib Kabashit fituan  pas një ndeshje dramatike deri në fund.

Mbi 500 shikues i dhanë përkrahje të madhe Kosovës, lojtarët e së cilës treguan cilësi më të mira, mbrojtje të fortë dhe aksione të rrjedhshme.

Lojtari më i mirë i Kosovës ishte Kreshnik Krasniqi, kurse u dalluan edhe Liridon Fetahu, Xhuka dhe të tjerë, kurse portieri Arbër Curri u shqua me pritjet e tij në momentet vendimtare. Ai bëri 13 pritje.

Pjesa e parë u mbyll 17:14 për Kosovën.

Kosova në gjysmëfinale do të luajë me Letoninë ose Maltën.