Kosova në Gjermani pa asnjë lojtarë të Superligës!

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore në Gjermani, ndaj skuadrave të famshme, Eintracht Frankfurt dhe Ëerder Bremen.

Mirëpo, si duket asnjë lojtarë nga Superliga e Kosovës nuk do të jetë pjesë e këtyre miqësore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, në mënyrë indirekte ka treguar se vështirë që do të ftohet ndonjërin nga lojtarët e futbollit të Kosovës.

“Unë do të ftojë lojtarët më të mirë të mundshëm që kam në dispozicion. Deri më tani e kam një listë të gjerë. Thuajse të gjithë lojtarët janë të gatshëm të vijnë. Do të jetë një listë me lojtarët më të mirë që kemi, ashtu siç e kishim edhe ndaj Haitit”, ka deklaruar Bunjaku sot për gazetaolle.com.

Ai nuk ka deklaruar se konkurrenca për këto dy ndeshje është tejet e fortë, gjë që në një mënyrë lë jashtë listës lojtarët e Superligës.

Këta të fundit do të duhej të ftoheshin sa më parë për shkak të marrjes së vizave, por pasi deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë, do të thotë se Kosova në Gjermani nuk do të ketë asnjë lojtarë nga elita e futbollit tonë.

Më parë, lojtarët që u ftuan ishin Mentor Zhdrella, Kushtrim Mushica, Ilir Avdyli, Betim Berisha, etj. (Gazeta Olle)