Kosova në fazën kryesore kualifikuese për ‘Euro 2024’

Skuadra e Kosovës në hendboll (femrat) do të fillojë për herë të dytë kualifikimet për Evropian prej fazës së dytë.

Ndërkohë për herë të tretë gjithsej, hendbollistet tona do të paraqiten në fazën kryesore kualifikuese.

Prej 11 tetorit të këtij viti e deri më 7 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohet faza e dytë kualifikuese për Euro 2024. Në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

Madje me shumë mundësi skuadra jonë për short do të jetë në vazon e tretë, për herë të parë në histori. Kjo do të jetë dëshmi për ngritjen e Kosovës.

Do të formohen tetë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parët në secilin grup dhe katër përfaqësueset më të mira të pozitës së tretë do të kualifikohen në Euro 2024.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen përgjatë tri grumbullimeve me nga dy ndeshje.
Shorti do të tërhiqet në prill.

Në prill fillimisht hendbollistet tona i presin dy ndeshjet vendimtare me Poloninë, për një vend në Botërorin e këtij viti. Ndeshja e parë është në Poloni më 6 prill, ndërsa e kthimit më 12 prill në Istog.

FFK tregon kur përfundon sezoni 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës

Alves i gatshëm të bëj gjithçka për lirinë nga burgu