Kosova në Dota 2 siguron medalje në turneun “IESF World Championship 2021”, mposht Hungarinë

Përfaqësuesit e video-lojërave të Kosovës kanë arritur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare.

Ekipi i Dota 2 ka shënuar fitore kundër Hungarisë për të siguruar një medalje në garat që po mbahen në Izrael.

Lojtarët tanë kanë pasur paraqitje fantastike, posaçërisht në ndeshjen e fundit, në fund ata siguruan edhe fitore me rezultat 2-1.

“Me fitoren kundër Hungarisë, Kosova siguroi TOP 3 në IESF World Championship Eilat 2021”, njoftoi Federata Esports e Kosovës.

Ndryshe, Kosova nesër (e enjte) do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në gjysmfianle kundër Republikës së Çekisë. /Telegrafi/

Superliga rikthehet në fundjavë, Dukagjini njofton për atmosferën e mirë te futbollistët para ndeshjes me Prishtinën

Historia e pabesueshme, futbollistja e PSG tregon fotot e pasojave të dhunës me shufër hekuri