Kosova ndryshon stadium dhe qytet, shikoni ku stërvitet sot

Përfaqësuesja e Kosovës ka ndërruar stadiumin e stërvitjeve. Për shkak të kushteve të këqija që po mbretërojnë në fushën “Agron Rama” në Obiliq, ata kanë ndërruar destinacion.

Sot Përfaqësuesja do të marrë rrugën për Mitrovicë, ku do të stërvitet në stadiumin “Riza Lushta”.

Stërvitja nis nga ora 16:30 dhe është e hapur për tifozë, shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë që dje u lëndua mbrojtësi Avni Pepa.

Kosova të dielën zhvillon takimin me Turqinë, që vlen për kualifikimet e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Ndeshja nis nga ora 20:45.

kosova stervitje

kosova stervitje

kosova stervitje