Kosova mposhtet nga Rusia

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në ndeshjet kualifikuese për Evropian. 

Për dallim nga dy humbjet e para ndaj Lituanisë dhe Gjermanisë, Kosova sot bëri një paraqitje më të mirë kundër Rusisë.

Rezultati përfundimtar kundër Rusisë ishte 32-22. Në pjesën e parë djelmoshat kosovarë u treguan mjaft të mirë duke e mbyllur atë me vetëm 3 pikë diferencë, 12:9 në të mirë të rusëve.

Duhet theksuar se para takimit të zhvilluar në Garliava të Lituanisë u ekzekutuan himnet e të dyja shteteve, ndërsa Kosova u paraqit me simbolet shtetërore.

Kosova përfundon këto kualifikime si e fundit në tabelë, pa asnjë fitore.