Kosova mposhtet nga Mali i Zi, të dielën e pret Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mundur nga Mali i Zi, 32:25.

Ndeshja e luajtur në Podgoricë në kuadër të fazës së dytë për kualifikimet e Euro 2022, ishte e barabartë në pjesën e parë, shkruan Gazeta Olle.

30 minutëshi i parë u mbyll 16:14, ndërsa në të dytën dominuan më shumë vendasit.

Mali i Zi llogaritej favorit para takimit, ndërsa Kosova pati mungesa të shumta.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan me Suedinë në Prishtinë, më 8 nëntor.