Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri”

Gjeorgjia ka shokuar Kosovën duke e mposhtur në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 2:1 në të mirë të Gjeorgjisë.

Ishte Tornike Okrishvili ai që i dha epërsinë në min e 11. Okriashvili shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Aro Muric.

Në vazhdim Dardanët morrën iniciativën dhe arritën të barazojnë në min e 45′ përmes Vedat Muriqit.

Muriqi shënoi në min e 45′ nga pika e penalltisë pasi paraprakisht një nga futbollistët e Gjeorgjisë preku topin me dorë brenda zonës.

Në pjesën e dyta starti ishe i baraspeshuar me të dyja skuadrat që mundoheshin të sulmojnë përmes kundërsulmeve.

Megjithatë, atëherë kur nuk pritet nga askush Zuriko Davitashvili i dha epërsië Gjeorgjisë për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Me humbje, Kosova bie në vendin e fundit në grupin kualifikues për Botëror. I ka katër pikë në vendin e pestë, sa i ka edhe Gjeorgjia në vend të katërt.

Shqipëria në disavantazh, ndërpritet ndeshja pas hedhjes të gjësendeve

Polonia rrëmben tri pikë të arta ndaj Shqipërisë, por ëndrra për kualifikim në Botëror vazhdon