Kosova mposhtet me lehtësi nga Danimarka

Kosova ka pësuar humbje të thellë edhe në ndeshjen e dytë me Danimarkën.
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024 i takoi superfuqisë së hendbollit, Danimarkës, e cila u zhvillua të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Danimarka fitoi me rezultat të thellë 40:19, duke treguar cilësi dhe përvojë që në pjesën e parë ku epërsia e danezeve arriti në 10 gola.
Hendbollistet kosovare u mposhtën edhe si mysafire në duelin e parë nga Danimarka me rezultati 44:17
Kosova tani kërkon rastin tjetër në ndeshjet ndaj Polonisë që zhvillohen në fillim të prillit.

Sot luhen dy ndeshje në Superligën e basketbollit, duele që mund të sjellin befasi

NW.de: Kosova është ende në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024